Juventusi e shikon si zëvendësuesin e De Ligt, Napoli “blindon” titullarin e mbrojtjes me një kontratë të majme

Juventusi e ka seriozisht për Kalidu Kulibalinë, pas takimit të ditës së mërkurë me menaxherin shqiptar, Fali Ramadani. Për mbrojtësin senegalez, i cili në Torino shihet si pasardhësi i Matajs de Ligtit, janë gati 6 milionë euro rrogë plus bonuse, për të paktën tri vitet e ardhshme. Kjo ofertë është më shumë se joshëse për 31-vjeçarin, i cili do të kishte mundësinë të fitonte më shumë sesa në Napoli.

KULIBALI

Ndërkohë, për kartonin janë ofruar 30 milionë euro, një shifër jo shumë larg kërkesës 40-milionëshe të presidentit De Laurentis. Ndonëse Kulibali ndiqet edhe nga Barcelona, por jo vetëm, askush prej klubeve të tjera nuk është ngjitur në nivelet e ofertës së Juves, por nga Napoli kanë vendosur të bëjnë barrikadë:

Kulibali mund të largohet dhe të firmosë kudo, por kurrsesi te “Zonja e Vjetër”. Madje, do të refuzohet çfarëdo shifre që të vijë, edhe sikur të shkojë mbi pretendimet e të kaltërve. Gjithsesi, fjala e fundit i takon Kulibalisë…

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Juventusi e shikon si zëvendësuesin e De Ligt, Napoli “blindon” titullarin e mbrojtjes me një kontratë të majme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook