Mbërriti me kamion në Angli dhe u detyrua të shlyente borxhin, 28-vjeçari që u kap në ‘shtëpinë e barit’ përfundon në burg (EMRI)

Cannabis Farm Pic Stitch.jpg.gallery

Një 28-vjeçar shqiptar i cili u kap në një plantacion masiv të kanabisit ka deklaruar se është rekrutuar nga trafikantët e njerëzve të cilët e sollën në Britani.

Emigranti Diamant Belba u gjet “duke punuar” në një shtëpi të shndërruar në ‘fabrikë’ kanabisi në Tennyson Street, në gusht, pasi trafikantët i thanë se u kishte borxh 25,000 £ pasi u kontrabandua në vend me një kamion.

Gjatë bastisjes së banesës autoritetet gjetën përveç bimëve të kanabisit edhe pajisjet e përdorura nga kultivuesit dhe identifikuan një lidhje të paligjshme të elektricitetit.

Sipas raportimit të tyre gjithsej 165 bimë kanabisi ishin duke u rritur në 4 dhoma të veçanta brenda banesës, ndërsa Belba ishte pajisur me një fletë ku ishin shkruar gjithë udhëzimet e nevojshme për rritjen dhe kujdesin e bimëve.

Belba i tha gjykatës së Bradford Crown se megjithëse kishte çelësat e shtëpisë në dispozicion ai kishte frikë të largohej sepse mendonte se po vëzhgohej dhe se familja e tij mund të lëndohej.

Përfundimisht 28-vjeçari i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 7 muaj e dy javë burgim.

Arena e Lajmit

Mbërriti me kamion në Angli dhe u detyrua të shlyente borxhin, 28-vjeçari që u kap në ‘shtëpinë e barit’ përfundon në burg (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook