“Më dha një orë kohë”, mesfushori anglez rrëfen eksperiencën me ish-trajnerin e Juventusit: Donte të largohesha, por qëndrova sepse…

Mesfushori anglez, Deni Drinkuatër disa ditë më parë përfundoi aventurën e tij te Çelsi pas përfundimit të kontratës me klubin anglez ku kaloi disa kohë nën drejtimin e ish-trajnerit të Juventusit, Mauricio Sarri.

90-9-90-

32-vjeçari në një intervistë për “Sky Sport UK” rrëfeu një episod në vitin 2018 ku tekniku italian e kishte thirrur në zyrë dhe i kishte kërkuar të gjente një klub tjetër brenda orës së fundit të merkatos.

“Ishte dita e fundit e merkatos dhe Sarri më thërret në zyrë, aty ishte dhe Zola që bënte përkthyesin.

Më tha se isha jashtë planeve të tij dhe raporti im me të jashtë fushës ishte si një shtëpi që kishte marrë flak.

Pas kësaj më tha që kam vetëm një orë kohë për të gjetur klubin tim të radhës sepse merkatoja mbyllej së shpejti dhe se ka skuadra jashtë Anglisë që janë të interesuar.

Reagova keq , por vendosa të qëndroja deri në janar sepse kam një djalë dhe ai ishte prioriteti im në atë kohë.”, u shpreh Drinkuatër.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Më dha një orë kohë”, mesfushori anglez rrëfen eksperiencën me ish-trajnerin e Juventusit: Donte të largohesha, por qëndrova sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook