Moviola e Laçi-Iskra/ “Dehet” gjyqtari luksemburgas, kurbinasve u mungon një penallti (VIDEO)

Skuadra e Laçit nuk ia ka dalë që të shfrytëzojë faktorin fushë dhe statusin e favoritit për të marrë një fitore në ndeshjen e parë ndaj malazezëve të Iskrës në turin e parë të Ligës së Konferencës. Sa i përket moviolës, ka pasur dy raste protestash.

bandicam 2022-07-07 20-32-13-004

E para në minutën e 32-të kur lojtarët e Laçit kërkojnë një penallti pas një prekjeje të topit me dorë, por sipas gjyqtarit nuk ishte asgjë e vullnetshme me lojën që duhet të vazhdojë. Rasti tjetër ishte më flagrant, i cili ndodhi në pjesën e dytë.

Pikërisht minuta e 67-të do të sillte një aksion për kurbinasit me Adeleken që rrëzohet në mënyrë të dukshme në zonë nga një mbrojtës, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave të lojtarëve Laçit.

E pabesueshme, por nga pamjet shihet që ndërhyrja është komplet e gabuar dhe duhet të akordohej penallti. Në turin e parë të Ligës së Konferencës, nuk është i pranishëm sistemi VAR, ndaj nuk kishte edhe një ndalesë të lojës, që gjyqtari nga Luksemburgu të shikonte edhe një herë ndërhyrjen që me sa duket i shpëtoi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Moviola e Laçi-Iskra/ “Dehet” gjyqtari luksemburgas, kurbinasve u mungon një penallti (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook