Nga vizita në SHBA tek përfundimi i mandatit, Arben Kraja: Çështjet nuk janë personale të miat, por të ligjit! Nëse ka prova do të ketë akuza për këdo

Spak

Drejtuesi i Posaçëm i Prokurorisë Anti-korrupsion, Arben Kraja, në një intervistë për RTSH është pyetur lidhur me ngjarjet e fundit si edhe hetimet, duke u shprehur se  për çdo person prova do të ketë edhe akuza.

“Ne po hetojmë ngjarjen që ka ndodhur, ish-ministri i Mbrojtjes është në status për hetim. Nëse do ketë prova do të ketë edhe akuza”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

A duhet të presim diçka të fortë deri në përfundim të mandatit?

Kraja: Kjo nuk ka lidhje për pritshmëri të forta nuk është çështje ime personale, por çështje të ligjit. Kushdo që të jetë institucioni duhet të vazhdojë, puna duhet të vazhdojë, dosjet përfundojnë kur i vjen koha, nuk mund të them tani apo pas dy muajsh, patjetër ka afate procedurale.

Zoti Kraja ju vizituat SHBA, përse ishit atje?

Kraja: Nuk kishte të bënte me mua personalisht, kishte të bënte me institucionin. Ne jemi partnerë dhe shkëmbejmë me njërit-tjetrin opinion dhe informacione.

Ju thatë se nuk doni të fokusoheni tek mandati juaj, por a është e mjaftueshme 3 vite që një drejtues të bëjnë punën?

Kraja: Për të ngritur një institucion nga e para duhet kohë, hetimet pro aktive zgjasin, në aspektin formal duket pak te vite.

Objekti në mandatin tim ishte ngritjes e institucionit, rritja e rezultateve konkrete, por duhet të kemi parasysh, të konfirmuar nga gjykata që kërkojnë kohë.

Shkojnë dhe vijnë përgjigje. Veprimet e mundshme do t’i bëjmë të gjitha nga SHBA, nuk kanë ardhur përgjigje.

Është një çështje për ish-kryeministrin Berisha, ka hetim?

Kraja: Ka çështje për fakte konkrete që ndodhet të jetë përfshirë ish-kryeministri apo ish-presidenti. Nuk mund të flas me detaje.

Arena e Lajmit

Nga vizita në SHBA tek përfundimi i mandatit, Arben Kraja: Çështjet nuk janë personale të miat, por të ligjit! Nëse ka prova do të ketë akuza për këdo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook