U akuzuan për korrupsion dhe evazion fiskal, gjykata merr vendimin final për Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s

Mishel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Penale Federale e Belinzonës lidhur me akuzat për korrupsion dhe evazion fiskal në çështjet vendimmarrëse të FIFA-s.

89789789

Platini ishte akuzuar se kishte shkelur ligjin duke marrë pjesë ilegalisht në vendimmarrjen e autoritetit më të lartë futbollistik botëror gjatë kohës kur mbante postin e presidentit te UEFA-s. Bashkëpunimi me Sep Blater kishte bërë që dyshja të përfitonte disa miliona euro nga lobimi në evente të ndryshme dhe përcaktimi i vendeve ku do të mbaheshin kompeticionet të cilat ata i kishin në përgjegjësi. Këto akuza tashme hidhen poshtë nga vendimi i gjykatës që i ka shpallur të pafajshëm si Blater ashtu edhe Platini.

Në përfundim të procesit vetë Platini tha disa fjalë duke theksuar lumturinë për këtë vendim të gjykatës në favor të tij.

“Në lidhje me vendimin e trupës gjykuese dua të them se këtë mëngjes kam përjetuar lumturinë time dhe gjithë të dashurve të mi për faktin se më në fund drejtësia u vu në vend. Ky vendim i jep fund 7 viteve me shpifje dhe manipulime që janë bërë kundër meje.”, u shpreh Platini.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

U akuzuan për korrupsion dhe evazion fiskal, gjykata merr vendimin final për Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook