Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafik droge.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte fshehur brenda një karikuesi baterie 10 doza me kokainë.
Arrestimi i tij u bë nga agjentët e policisë së Riminit rreth orës 02:20 të 3 nëntorit.
Ndërkohë që ishte raportuar se shqiptari, që lëvizte me një biçikletë, ishte parë duke shpërndarë doza kokaine. Tashmë shqiptari ndodhet pas hekurave në pritje të masës së sigurisë.
Arena e Lajmit