Vdekja e Mbretëreshës, Meta vizitë ngushëlluese në ambasadën britanike në Tiranë: Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës për mbështetjen

306614510 634132134748692 3042791544448823080 N

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në facebook ka bërë me dije se ka vizituar së bashku me anëtarë të PL ditën e sotme ambasadën britanike në Tiranë për t’i shprehur nga afër ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II ambasadorit z. Alastair King-Smith.

“Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira.”

Vdekja e Mbretëreshës, Meta vizitë ngushëlluese në ambasadën britanike në Tiranë: Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës për mbështetjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook