Xhenaro Gatuzo startoi pak kohë më parë aventurën e tij si trajneri i ri i Valencias, me emërimin e teknikut italian që u kontestua në masë nga ana e tifozëve për shkak të disa frazave raciste të cilat ai kishte thënë disa vite më parë. Duket se raportet mes palëve nuk kanë ndryshuar me 44-vjeçarin që është vendosur sërish në qendër të kritikave për shkak të disa pamjeve ku shfaqet duke tymosur një cigare elektrike në stërvitjen e skuadrës.
Pamjet nga stërvitja e Valencias tregojnë teknikun italian i cili është duke ndjekur seancat përgatitore të skuadrës në fushë duke dhe duke tymosur cigaren e tij elektrike teksa e bënë këtë gjë.
Pamjet janë bërë virale në rrejt me tifozët që kanë sulmuar teknikun për duke përmendur se ky gjest tregon mungesë serioziteti gjatë stërvitjes dhe është e papërshtatshme për imazhin e klubit dhe ka bërë që ata të duken si diletant.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…