VIDEO/ Skaneri e nxori ‘të pastër’ kontejnerin e “BanaKing”, qeni zbuloi kokainën në arkat me banane, shihni pamjet e operacionit në Portin e Durrësit

Kokaine

Janë 8 persona të shoqëruar nga policia e Durrësit pas zbulimit të një sasie prej 33.5 kg kokainë në arkat me banane. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 8 punonjës të firmës që prisnin bananet dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Por sipas informacionit zyrtar kontrolli me skaner i kontejnerit të bananeve nuk ka konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane dhe është dashur qeni antidrogë që të zbulojë kokainën.

Siç shihet nga pamjet e ofruara nga Policia e Shtetit qeni antidrogë ka ndaluar para arkave të dyshuara, ku pas kontrollit në dy prej tyre janë gjetur dhe pakot me kokainë.

Mësohet se bananet ishin për llogari të kompanisë Banaking në Tiranë.

VIDEO/ Skaneri e nxori ‘të pastër’ kontejnerin e “BanaKing”, qeni zbuloi kokainën në arkat me banane, shihni pamjet e operacionit në Portin e Durrësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook