ZYRTARE/ S’ka më dilema, Dinamo prezanton trajnerin e ri me synim rikthimin në elitë

Nevil Dede është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos. 47-vjeçari është prezantuar përkrah presidentit Bardhi duke marrë rolin e “timonierit” për “Nëndetësen”.

dinamo-dede

Pasi ngjiti Erzenin në Superiore, tani objektivi i Dedes është të bëjë të njejtën gjë dhe me Dinamon, e cila nuk i mbijetoi dot elitës.

Komunikata e klubit:

Përshëndetje dhe faleminderit për mbështetjen ne sezonin qe lame pas.

Info !

Nevil Dede është trajneri i ri i 18 herë kampionëve!

Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede.

Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.

Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z. Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore.

Faleminderit !

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

ZYRTARE/ S’ka më dilema, Dinamo prezanton trajnerin e ri me synim rikthimin në elitë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook