Blerjet nuk ndryshuan asgjë, Kukësi me mesfushë “të shkurtër” në Superiore

Rastësi apo strategji? Vështirë të dalësh në një konkluzion përfundimtar, por duket sikur janë pak nga të dyja. Bëhet fjalë për lojtarët e Kukësit, më saktësisht për mesfushorët e saj.

kukesi

Aktualisht në skuadrën verilindore ka pesë mesfushorë që do të luftojnë për një vend titullari, nga tre apo katër që do të jenë në fushë, në varësi të skemës që do të përdorë tekniku Skënder Gega. Ajo që bie në sy është fakti se janë të gjithë shtatshkurtër, edhe pse me aftësi dhe cilësi të ndryshme sportive, të cilat do të vihen në shërbim të skuadrës për këtë sezon. Pak a shumë duket si Partizani i titullit kampion po me Gegën në stol, me lojtarët kryesorë që specifikoheshin me shtatin e shkurtër. Por, përveçse një ngjashmëri në këtë aspekt, mbetet për t’u parë nëse këtë sezon do të kenë të njëjtën arritje, në një kohë që në Kukës e presin me padurim një tjetër kampionat.

MESFUSHORËT NJË “PRERJE” – Sipas një vëzhgimi të bërë nga “Panorama Sport”, kryesisht rreth mesfushorëve të skuadrës verilindore, titullarët e mundshëm të kësaj skuadre në këtë repart janë një “prerje” sa i përket shtatit. Përveç Arbër Bashës që është mbi 180 cm, (183 cm), katër lojtarët e tjerë janë nën këtë gjatësi. Braziliani i ardhur nga skuadra e Skënderbeut, Agnaldo Moraesh është 176 cm, për t’u ndjekur nga kapiteni Gjelbrim Taipi me 175 cm dhe më pas Kristi Kote dhe Shqiprim Taipi me 174 cm.

kukesi (1)

Një detaj interesant që në njëfarë mënyre tregon edhe se si do të jetë Kukësi i këtij sezoni në këtë repart, me lojtarët që shquhen për një përdorim të mirë të topit dhe do të kenë detyrën për të lidhur më mirë repartin e mbrojtjes me atë të sulmit. Nga ana tjetër, edhe mesfushorët e avancuar si Ergys Peposhi, Jakup Berisha apo edhe Edi Basha, janë thuajse në këto parametra gjatësie.

TË TJERËT – Diferencën në gjatësi e bëjnë shtyllat e një skuadre, siç janë qendërmbrojtësit dhe “pyka”, për të cilët klubi është treguar i kujdesshëmt’i afrojë edhe sipas parametrave fizikë. Dy qendërmbrojtësit Tarik Isiç (192 cm) dhe Antonio Ilieski (187), së bashku me sulmuesit Ante Zivkoviç (187) dhe Kejdi Daci (186), janë gjigantët e kësaj skuadre. Por, i pari prin portieri i dytë, Fatjon Çollari, i cili është i gjatë 195 cm.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Blerjet nuk ndryshuan asgjë, Kukësi me mesfushë “të shkurtër” në Superiore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook