Deputetët e PD, kërkesë Nikollës për mbledhjen e Këshillit për mandatin e Olta Xhaçkës

24 Qershor 2022 Keshilli I Mandateve Frame 18367 1280x720

Deputetët e PD i janë drejtuar me një kërkesë Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për mbledhjen e Këshillit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Deputetët kërkojnë që Këshilli të mblidhet nesër për vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 të deputetëve, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 14.09.2022, ora 13:00, me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PD, të firmosur nga Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Greta Bardeli, Saimir Korreshi.

Deputetët e PD, kërkesë Nikollës për mbledhjen e Këshillit për mandatin e Olta Xhaçkës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook