Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, pak orë para protestës për inceneratorin e Tiranës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në orën 18:00.
Ai tha se protesta do të pasohet edhe nga të tjera në vijim, por se nis pikërisht me inceneratorin e Tiranës, pasi sipas tij aty skena e krimit është flagrante.
Ai tha se do jetë një protestë paqësore, por dhe konkrete, ndërsa shtoi se protestuesit do të jenë të udhëzuar nga ekipet e organizimin të tubimit.
“Do të jetë një protestë e parë që do vijohet edhe nga të tjera. E fillojmë tek inceneratorët e Tiranës se skena e krimit aty është më flagrante. Do jetë paqësore, qytetare, por edhe shumë konkrete.
Protestuesit do të jenë të udhëzuar nga ekipet e organizimin e protestës. Nuk mund të jemi një vend që të mposhtemi nga frika dhe mafia në pushtet”, tha ai.