“Do të nisim fushatë sensibilizimi”, ministrja e Financave u drejtohet qytetarëve: Pse duhet të investoni në bono thesari dhe sa mund të përfitoni

Ibrahimaj Me Ramen

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat bashkë me kreu e qeverisë Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në bono thesari dhe obligacione. Ajo u shpreh se përfitueshmëria është shumë më e lartë sot seç ishte një vit më parë.

Në funksion të kësaj, ajo tha se shumë shpejt do të nisin një fushatë sensibilizuese për të dhënë informacione lidhur me përfitimet dhe procedurën që duhet të ndjekin qytetarët.

“Kemi folur shumë për rritjen e çmimit të energjisë, inflacionit që kanë prekur popullatën dhe për masat që qeveria ka marrë, por nuk kemi prekur elementin e normave të interesit. Që prej nisjes së luftës, bankat qendrore filluan të rrisin normat bazë të interesit, kështu dhe BSH ka rritur normat në fillimit të vitit, nga 0.5% në fillim të vitit sot është 2.75%.

Arsyeja që jemi sot këtu dhe flasim për nxitjen e individëve për të investuar në titujt qeveritarë, pasi përfitueshmëria është shumë më e lartë sot seç ishte një vit më parë.

Sot kanë kthime shumë më të larta dhe kanë një mundësi investimi në disa tituj që e kanë riskun praktikisht 0. Kur flasim për tituj flasim për bono thesari dhe obligacione, dhe për të informuar publikun ne do nisim një fushatë sensibilizuese, për të marrë informacione, benefite dhe procedurën që duhet të ndjekin”, u shpreh ajo.

 

“Do të nisim fushatë sensibilizimi”, ministrja e Financave u drejtohet qytetarëve: Pse duhet të investoni në bono thesari dhe sa mund të përfitoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook