E bujshme nga Belgjika! Dështon transferimi i Muriqit për shkak të testeve fizike

Dështon transferimi i Vedat Muriqit drejt kampionatit belg. Lajmi i bujshëm vjen nga Belgjika ku sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritej të prezantohej sot si blerja më e re e Klub Bryzh.

VEDAT MURIQI 1

Klubi ishte gati ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë të historisë së tij, duke paguar 11 milionë euro në arkat e Lacios. Por gjithçka ka ndryshuar në mënyrë të papritur sot pas testeve mjekësore. Sipas “HLN”, rezultatet e testeve të para fizike të Muriqit kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe kanë alarmuar belgët.

Këta të fundit nuk dëshirojnë të shpenzojnë një shifër të jashtëzakonshme për buxhetin e klubit për një futbollist rreth të cilit kanë dyshime ndaj kanë bllokuar gjithçka. Mediat belge raportojnë se në klub rezultatet e testeve janë cilësuar “mediokre” dhe se Muriqit do t’i duheshin të paktën dy muaj që të kthehej në gjendje optimale fizike.

Për këtë arsye, tani shpjegohet se transferimi ka dështuar dhe se Bryzh e do vetëm në huazim lojtarin, por Muriqi me shumë mundësi do të kthehet përsëri te Lacio, duke nisur nga e para kërkimin për një klub të ri pasi italianët shohin vetëm shitjen si opsion për largimin e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

E bujshme nga Belgjika! Dështon transferimi i Muriqit për shkak të testeve fizike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook