Një shqiptar, që u arrestua në gusht të vitit të kaluar më parë pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande droge në Britani të madhe do të duhet të paguajë 1 paund për autoritetet.
Andi Kokaj, 23 vjeç, ishte pjesë e një bande me bazë në Londër, përgjegjëse për tre ‘shtëpi bari’.
Ai u dënua me tre vjet burg në gusht të vitit të kaluar për prodhim kanabisit.
Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Leeds Crown, gjyqtari Tom Bayliss vendosi që Kokaj do të paguante një tarifë nominale prej 1 paundësh pasi prokuroria tha se ai luajti një rol “të vogël” në sipërmarrjen kriminale.
Banda fitoi rreth 345,000 paund nga trafiku i drogës.
Megjithatë, Kokaj, luajti një “rol më të vogël” dhe paguhej vetëm 80 paund në ditë për pjesën e tij në trafik dhe kështu bëri një fitim financiar prej 1,120 paundësh shtoi z. Bosomworth.
Arena e Lajmit