Gati për hapin e madh, vëllai i debutuesit te Shqipëria firmos me klubin e njohur danez

Arbnor Muçolli ndoshta së shpejti nuk do të jetë i vetmi pjesëtar i familjes në radhët e përfaqësueses shqiptare. Mesfushori i cili debutoi në radhët e kuqezinjve në ndeshjen ndaj Estonisë në qershor, ndoshta mund të ketë përkrah edhe vëllain e tij të madh, Agon, në një të ardhme jo shumë të largët, pasi ky i fundit ka firmosur me një nga klubet e njohura në Danimarkë.

agon mucolli

Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur me klubin e Odense, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me këtë skuadër pasi i kishte përfunduar kontrata me Kristiansund.

“Jam shumë i lumtur dhe personalisht mendoj se është një mundësi e mirë për mua. Ndjej se Odense është një klub i madh rreth të cilit ka shumë interes. Shpresoj që të sjell me vete shumë asiste dhe gola”, tha futbollisti shqiptar i cili ka luajtur një miqësore me Shqipërinë U21 kundër Gjeorgjisë në vitin 2017.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Gati për hapin e madh, vëllai i debutuesit te Shqipëria firmos me klubin e njohur danez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook