I dënuar me 12 vite për vjedhje me dhunë, kush është shqiptari i ekstraduar sot nga Greqia (EMRI)

Auto Auto Ekstradim Rinas1534973986 650x35815349763581541585766 1

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

I dënuar me 12 vite për vjedhje me dhunë, kush është shqiptari i ekstraduar sot nga Greqia (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook