I shpallur në kërkim, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Lezhe

Fatjon Kordhaku ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Bëhet me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2021, i ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.

Njoftimi:

Lezhë / Vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Strukturat operacionale të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e DVP Tiranë, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur në Lezhë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

-F. K. (P)., 29 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.

I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

I shpallur në kërkim, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook