“Kriza po varfëron qytetarët dhe po pasuron qeverinë”, deputeti Sula: Situata e zymtë ekonomike nxit largimin e të rinjve

306506840 489815646485819 5211605667235316516 N

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula shprehet se kriza po varfëron qytetarët  dhe po pasuron qeverinë. Sipas tij, rritja e çmimeve po e zgjeron kategorinë e shqiptarëve që varfërohen, “ndërsa i vetmi që po përfiton është qeveria”.

“Sipas një raporti nga vet INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Por nga ana tjetër inflacioni në 6 mujorin e parë të këtij viti është rritur 9%. Kjo do të thotë që paga reale për shtresën e mesme është ulur 2%. Ndërkohë edhe më dramatike është situata për ata që marrin paga më të ulta.

Për pesë grup profesione, nga 10 të tilla që raporton INSTAT, rritja reale e pagave , e indeksuar me inflacionin ishte negative, çka do të thotë se me të njëjtën sasi të ardhurash familjarët dhe individët po blejnë më pak produkte.

Nuk mjafton goditja që po i bëhet shtresës së mesme me rritjen e çmimeve dhe mos rritjen e pagave, por qeveria ka vendosur ti jap edhe një “grusht” duke u rritur çmimin e energjisë elektrike.

Goditja do të shkaktoj uljen e konsumit dhe shtresa e mesme është fasha më e zgjeruar që ndikon drejtëpërdrejt në konsum. Kjo do të sjell edhe uljen e xhiros për biznesin e ndershëm.

E vetmja që fiton është qeveria. Me më pak punë do të marrë më shumë para. Ulja e konsumit do të thotë më pak punë në dogana, porte etj. Por rritja e çmimeve rrit marzhin e taksës që mbledh shteti shqiptar. Kjo rrit të ardhurat në buxhet dhe kjo u konfirmua edhe Ministrja Ibrahimaj e cila tha se për këtë vit janë parashikuar 500 milionë euro më tepër të ardhura nga taksat për shkak të rritjes së çmimeve’, shprehet ai.

Sakaq, Sula shton se kjo “situatë e zymtë ekonomike ka nxitur që shumë të  rinj të ikin, sesa të punojnë në profesione të kualifikuara ku paguhen pak”.

“Shumë sektorë, me në krye ndërtimin dhe fasonin po vuajnë sot mungesën e punonjësve”, përfundon ai.

“Kriza po varfëron qytetarët dhe po pasuron qeverinë”, deputeti Sula: Situata e zymtë ekonomike nxit largimin e të rinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook