Një rikthim “big” në horizont, mesfushori 32-vjeçar në planet e Dinamos

Dinamo po punon në heshtje të plotë për merkaton. Edhe pse është lakuar ndonjë emër, zyrtarisht afrimet mungojnë. Drejtuesit kanë në plan që të bëjnë katër goditje të rëndësishme, por negociatat po i zhvillojnë me më shumë se kaq. Nëse Alfred Mensah u “dogj” si pistë, Gëzim Krasniqi mbetet ende një alternativë. Mbrojtësi konfirmoi kontaktet, ndonëse sqaroi se mungon oferta zyrtare.

ASION DAJA 4

Gazeta “Panorama Sport” zbulon objektivin e radhës të bluve. Bëhet fjalë për një “ish” dhe pikërisht për Asion Dajën. Ai është një emër i ri që del në skenë. Drejtuesit mendojnë që të marrin 32- vjeçarin, i cili pak kohë më parë mbylli bashkëpunimin me Teutën. Për momentin është një hipotezë, por shanset që mesfushori të kthehet në kryeqytet janë të mëdha. Mundësitë janë reale, pasi Daja në fund të fundit është një dinamovit.

Ai ka debutuar me këtë fanellë në Superiore dhe ka luajtur disa sezone me radhë. Po ashtu, ka luajtur edhe për Tiranën, Partizanin, Kastriotin, Skënderbeun, Shkumbinin dhe Teutën. Është një lojtar me shumë përvojë, që do ta ndihmonte Dinamon për realizimin e objektivave të saj. Ditët në vazhdim pritet të ketë kontakte mes drejtuesve blu dhe futbollistit.

Për qendrën e mesfushës Dinamo ka aktualisht në grup Lilajn, Demirin (luan edhe në të majtë të mbrojtjes), Sidibenë, si dhe disa të rinj si Fejzulla e Laho. Mbetet e hapur, ndërkohë, pista për huazimin e dy lojtarëve nga Porto B. Gjithsesi, fillimi i javës së ardhshme do të zbulojë më shumë për merkaton.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Një rikthim “big” në horizont, mesfushori 32-vjeçar në planet e Dinamos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook