Paketa sociale për përballimin e krizës, Bushati: Qeveria e ‘shtrënguar’ sepse pret ditë më të vështira

Whatsapp Image 2022 09 12 At 21.08.35

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka komentuar paketën sociale të qeverisë të ndërmarrë për pensionistët dhe disa kategori, sa i takon përballimit të krizës ekonomike.

I ftuar në “Open” në ‘News24’ Bushati tha se bëhet fjalë për një krizë globale, ndërsa shtoi se qeveria u tregua e shtrënguar, pasi e di që do të vinë ditë më të vështira.

“Nuk ka vend në botë, qeveri, apo parti politike që s’do donte të shpërndante para. Ka aktivitet në këto muaj, pasi çmimet bien, janë prodhimet e stinës. Konsumi i energjisë, nuk është efekti i ngrohjes, apo ndriçimi. Është masë e mirë. Jemi në mesin e një krize gjeopolitike, të ushqimeve dhe inflacionit. Të gjithë duhet ta kuptojmë se kjo s’do të mbarojë për 2-3 muaj. Kryeministri ka dalë dhe ka bërë transparencë. Qeveria ka dashur të japë më shumë, por duke qenë se pret ditë më të vështira, është e shtrënguar.”, tha Bushati.

 

Paketa sociale për përballimin e krizës, Bushati: Qeveria e ‘shtrënguar’ sepse pret ditë më të vështira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook