“PS-ja e tejngopur me pushtet”, kreu i PDIU për “12 nëntorin”: Protestat i bëjnë mirë vendit, nëse do të jem në Tiranë…

Idrizi

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli edhe për protestën e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha tha se vendi ka nevojë për protestë.

Gjithashtu shtoi se ka arsye të qenësishme për të protestuar që nga rritja e çmimeve si edhe kriza ekonomike.

I ndalur tek primaret, ai tha se janë një zgjidhje e mirë në vetvete.

Pjesë nga biseda në studio:

“Duhet të bashkohen në radhë të parë me pjesën tjetër, kjo është shumë e rëndësishme. Pra është sfidë për këto që kanë dalë kandidatë që të dalin përtej PD dhe të arrijnë të dalin përtej opozitës dhe të arrijnë të shkojnë tek qytetarët. Ne në fund na duhet jo ai që të mundi Erion Veliaj apo Edi Ramën, por ai që të na zgjidhe hallet e vogla. Na duhet një administrator i qytetit, që jep një zhvillim të qëndrueshëm të Tiranës, për ta bërë një qytet të jetueshëm.

A do të jenë zgjedhje të vështira?

Idrizi: Do të jenë vërtet të vështira. Kemi një PS të tejngopur me pushtet, përballë do të kenë një opozitë ku edhe vetë kandidatët besoj nuk e kanë marrë lehtë këtë fushatë. Dhe qytetarët duhet të kuptojnë se ajo do të jetë dita e tyre. Shitblerja e votës ende problem, pra duhet ndërgjegjësuar në radhë të parë qytetari.

Protesta?

Idrizi: Ka shumë arsye për të bërë protestë dhe kjo i bën mirë vendit. E madhe apo e vogël , apo në shërbim të dikujt ky është problem tjetër. Nëse do të jetë e madhe për interesat e qytetarë, ajo duhet. Unë nuk kam pritshmëri, por besoj do të jetë e madhe.

Ju do ti bashkoheni?

Idrizi: Po të jem në Tiranë do ti bashkohem, por deri në datën 12 nuk e di sepse mund të jem jashtë Shqipërie.

Si e shihni Ramën? Mund të iki nga pushteti?

Idrizi: Një opozitë duhet të ketë një ekip, një program . Opozita duhet të bëjë shumë mirë denoncimin, por që shqiptarëve të i japësh shpresë duhet të kesh ekip të mirë dhe një program

Arena e Lajmit

“PS-ja e tejngopur me pushtet”, kreu i PDIU për “12 nëntorin”: Protestat i bëjnë mirë vendit, nëse do të jem në Tiranë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook