Rritja e çmimeve dhe paketa antikrizë, Dashamir Shehi: Qeveria po kthen të njëjtën formulë si para 30 vitesh! Duhet të japë shumë më tepër

Dashi

Në emisionin ‘Open’ në News24 Dashamir Shehi foli për rritjen e çmimeve dhe paketën antikrizë të prezantuar nga qeveria. Ai tha se qeveria po ndjek të njëjtën formulë të 30 viteve më parë.

“Kriza shpenzime, rroga pensione shpërndahen në 12 muaj në një vend normal, ndërsa tek ne bëhet sikur harrohet kjo situatë dhe ndahet në tre muajt e fundit. E  kemi bërë dhe ne, kur rrisnim rrogat, s’i rrisnim në janar, por në mars dhe dukej sikur rriteshin 15 %. Kjo qeveri pas 30 vitesh bën të njëjtën formulë. Inflacioni zyrtar nga INSTAT për muajin gusht është rritur. Këto dy muaj nuk i kanë bërë se mendojnë se shqiptarët do e shtyjnë, tani në dimër që rritet gjithçka, duhen shpërndarë. Peshkatarët gjithsej 280 vetë janë…I gjithë muhabeti është se këtu janë 50 mln euro që do shpërndahen mesatarisht në 1 mln shqiptarë, i bie nga 50 euro, t’i lëmë hesapet e tjera. Janë nda 50 mln euro për 1 mln hallexhinj, 1 mln e gjysmë të tjerët po i quajmë se nuk kanë halle. Kjo është e gjitha , pra të mos lodhemi. Unë do thoja që a ka mundësi kjo qeveri të japë shumë më tepër, do të thoja se tre herë mund ta bënte këtë punë, sepse janë marrë rreth 300- 400 mln nga të ardhurat shtesë… Nga këto 300 mln unë po them të kthesh 150 mln. E vetmja gjë e mirë është se paratë që janë marrë borxh, shteti shqiptar është i detyruar të lajë borxhin e tij njëherë. Pra do të thoja në këto 300 mln që janë ndarë, të ishin ndarë, gjysmë përgjysmë”, tha Dashamir Shehi.

Ekspert Ekonomie, Bardhi Sejdarasi nga ana e tij se në asnjë vend në Europë nuk ka një paketë të mjaftueshme, por tani nga qeveria është zgjidhur në këtë mënyrë që vazhdon deri në 2023.

“Nëse krahasoni Shqipërinë me Kosovë, duhet t’i vendosni në një bazë të drejtë. Pensionistët tek paketa që u përmend është 12 mujore, subvencionohet të gjitha kategoritë që janë subvencionuar deri më sot. 13.5 mld janë parashikime të bërë po tek kjo paketë për 2023. Pjesa e energjisë përfshihet deri janar-dhjetor 2023. Ata që e kanë hartuar paketën kanë gjykuar që do indeksohen 15 muaj pensionin. Askush në Europë nuk jep mjaftueshëm para për përballimin e krizës”, tha ai.

Arena e Lajmit

Rritja e çmimeve dhe paketa antikrizë, Dashamir Shehi: Qeveria po kthen të njëjtën formulë si para 30 vitesh! Duhet të japë shumë më tepër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook