Shënoi në datën e lindjes, Gripshi: I bëra vetes dhuratë një gol

Nazmi Gripshi shënoi golin e parë në karrierë në një kompeticion europian, dhe e bëri këtë me kampionët e Kosovës, Ballkanin, në ndeshjen kundër Zalgiris, e vlefshme për Champions.

Gripshi

Ish-lojtari i Skënderbeut flet për “Panorama Sport” për ndjesinë që pati, si dhe tregon raportet me trajnerin Ilir Daja, si dhe çfarë do ta mbajë edhe për dy vite të tjera në Kosovë.

Gripshi, urime për golin e parë në Europë, i pari gol në kompeticionin e Champions-it edhe për ekipin e Ballkanit, si ndiheni?

Patjetër që jam shumë i lumtur për golin e parë timin dhe të ekipit të Ballkanit në kompeticionet europiane. Si çdo lojtar, të shënosh gol në këto kompeticione, është diçka shumë e mirë dhe e madhe.

Pardje festonit edhe datëlindjen, ishte një dhuratë e bukur nga futbolli goli i djeshëm?

Meqë nuk mora shumë dhurata, thashë t’ia bëj vetes një dhuratë të bukur. (qesh)

Le të flasim pak për ndeshjen, ju vjen keq që nuk fituat, pasi u pa qartë që Ballkani e dominoi takimin?

Është e vërtetë. Aq shumë raste sa kemi krijuar kundër tyre, besoj as në ndeshjet e kampionatit në Kosovë nuk i kemi krijuar kundër një ekipi. Por po nuk shënove, do të pësosh dhe kështu na ndodhi, gjithsesi besoj se po vazhduam kështu, do ta kalojmë këtë raund. Për ndeshjen na vjen keq pasi shpërdoruam shumë raste përpara portës.

Si i keni raportet me trajnerin Daja?

Shumë të mira, si çdo lojtar. Unë e njoh edhe më përpara, pasi kam punuar edhe te Skënderbeu. Atë e njohin të gjithë dhe e dinë shumë mirë se kush është Ilir Daja dhe se çfarë kapaciteti ka.

Po bëni dy vite që luani në Kosovë dhe pak kohë më parë rinovuat, çfarë ju shtyu që të qëndronit sërish aty?

Ambienti është shumë i mirë. Pastaj siç e thashë më parë, trajnerin e njoh edhe më parë, është një ndihmesë e madhe. Plus që diçka konkrete nga Shqipëria nuk kam pasur, ndërsa për një kampionat jashtë shtetit kam dëgjuar vetëm fjalë. Kështu që këtu ndihem mirë, me qytetin, me tifozët. Por më shumë edhe për trajnerin Daja që kam punuar edhe më përpara dhe besoj se do të më ndihmojë shumë në të ardhmen.

Mund të themi që ju mungon disi Superiorja dhe e keni ndjekur sezonin e fundit?

Po, çdokujt i mungon, kështu besoj, por edhe Kosova do të arrijë shumë shpejt atë nivel, sepse mungon vetëm pjesa e terreneve. E kam ndjekur dhe ka pasur disa ekipe të forta që kanë konkurruar me njëra-tjetrën.

Sa larg mund të shkojë Ballkani në Europe?

Me këtë ekip që kemi, me këta lojtarë, stafin dhe presidentin, që gjithmonë e kemi nga pas për çdo gjë, dhe me lojën që kemi zhvilluar të martën, besoj se me pak fat do të arrijmë larg.

K.SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Shënoi në datën e lindjes, Gripshi: I bëra vetes dhuratë një gol

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook