Shiste drogë gjatë natës nga biçikleta, kapet në Itali shqiptari që fshehu kokainën brenda karikuesit

Cocaina 696x435

Autoritetet italiane në qytetin e Riminit kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 3 nëntorit një shtetas shqiptar i cili dyshohet se ishte shpërndarës kokaine.

Policia e Riminit raportoi se kishte marrë një denoncim në lidhje me një person i cili lëvizte me biçikletë gjatë gjithë natës dhe që kishte pasur takime të shkurtra me disa persona që dyshohet se kanë qenë duke blerë drogë nga shqiptari.

Pas lokalizimit të tij oficerët italianë vijuan kontrollin fizik gjatë të cilit gjetën një celular dhe një karikues, brenda të cilit më vonë u zbulua që kishte fshehur 10 qese me kokainë.

Sakaq, shtetasi shqiptar është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane për tu njohur me dënimin për veprën penale.

Arena e Lajmit

Shiste drogë gjatë natës nga biçikleta, kapet në Itali shqiptari që fshehu kokainën brenda karikuesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook