“Shteti ngre duart përpjetë për të”, deputeti i PD për Ervis Martinajn: A është gjallë apo jo? Policia nuk zbulon asnjë autor

Flamur Noka

Deputeti i PD, Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për situatën e sigurisë në vend ka ngritur shqetësimin teksa ka akuzuar policinë dhe Ministrinë e Brendshme se autorët nuk kapen e nuk zbulohen, por referuar dëshmisë së të penduar të drejtësisë, ai u shpreh se vetëm Nuredin Dumani ka zbuluar ngjarje dhe emra autorësh.

Noka gjithashtu ka folur edhe për zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit të drejtësis Ervis Martinaj, për të cilin tha se “shteti ka ngritur duart lart”.

“Është zhdukur një qytetar i një vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur, a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shteti ngre duart përpjetë.
Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Nëse qyetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigursë zonja zv ministre nuk ia ndjen”, tha ai.

“Shteti ngre duart përpjetë për të”, deputeti i PD për Ervis Martinajn: A është gjallë apo jo? Policia nuk zbulon asnjë autor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook