Tirana në hall për mesfushën, Shehi në dilema/ Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve

Tirana ka detyrën më të vështirë të saj. Të përm bysë rezultatin 1-0 të sfidës së parë ndaj Dudelanzhit. Në fakt, në këtë moment që flasim Tirana ka një shqetësim të vogël. Duhet të zëvendësojë në mesfushë Limajn, i cili është ndëshkuar me një karton të kuq. Alternativa për Tiranën rreth kësaj situate janë 3.

Shehi Gesi

Të luajë njëri prej dyshes Hila-Qefalija, të ndryshojë formacioni, dhe e treta, skuadra me urgjencë të afrojë një futbollist tjetër për këtë repart. Në versionin e parë, Shehi, ashtu siç edhe e tha në konferencën për shtyp, duhet që të zëvendësojë Limajn. Ai përmendi Qefalijën, por mund të ndodhë që të shohë edhe gjendjen e Hilës dhe Hasanit. Njëri prej të dyve do të jetë pjesë e titullarëve, në sfidën kundër Dudelanzhit.

Versioni i dytë është disi më futuristik. Shehi mund të vendosë një ndryshim në formacion. Najdovski në mesfushë dhe Përgjoni e Toshevski si stoper në lojë. Nga krahët dyshja Ismajlgeci-Seferi, ndërsa në qendër Aleksi e Totre. Sulmi me dy vetë, Xhixhën e De Silvën. Një zgjidhje e tillë ose e ngjashme me të që do guxim nga trajneri. Versioni i tretë është afrimi i një apo dy lojtarëve të rinj, në mesfushë ose mbrojtje.

Kjo do të sillte goxha opsione për Shehin. Në fakt, në sfidën e parë u pa qartë se Tirana nuk kishte shumë alternativa nga stoli. Hasani, Qefalija apo Përgjoni janë gjithmonë zgjidhje e parë. Për qendërsulmuesin De Silva nuk ka opsion. Shkurt, Tiranës i duhet me urgjencë merkato.

Në sfidën e fundit u pa qartë se bardheblutë kanë probleme në krahun e djathtë, në mbrojtje dhe në mesfushë. Po të shtosh edhe largimet e Tolit, Ngosë e Hotit, tabloja është e qartë. Ekipi ka mungesë alternativash. Me të vërtetë që Tirana ka të rinj të talentuar, por në fund ata duhet të tregojnë veten në fushën e lojës.

tirana formacioni i mundshem

AVENTURA E FUNDIT – Në aventurën e fundit europiane, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaroshi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda. Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës, por fati deshi që nuk u kualifikua. Gjithsesi, bardheblutë patën fatin dhe me short shkuan në “play off”-in e Europa League ndaj Jang Bojsit.

OLSI AVDIAJ  – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Tirana në hall për mesfushën, Shehi në dilema/ Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook