Trajneri i ri i Empolit prish planet e Kombëtares: Bajrami mund të bëjë më mirë në një pozicion tjetër

Afrimi i Nedim Bajramit në radhët e Shqipërisë dukej sikur mund të zgjidhte një problem për kuqezinjtë e Edi Rejas, të cilëve prej vitesh u mungonte një fantazist i mirëfilltë në fushë. Edhe pse nuk ka luajtur në mënyrë të qëndrueshme me kuqezinjtë, Bajrami ka treguar herë pas here se mund ta luajë atë rol, siç ka bërë së fundmi me Empolin.

NEDIM BAJRAMI

Por trajneri i ri i Empolit, Paolo Zaneti, në konferencën e prezantimit në stolin e skuadrës ka bërë të qartë se po mendon që t’i ndryshojë rolin Bajramit në edicionin e ri, nëse futbollisti do të jetë përsëri në dispozicion të tij pasi zërat për një transferim të mundshëm nuk janë shuar.

“Kemi disa lojtarë që përshtaten në mënyrë perfektë me idenë time të lojës sulmuese. I pari që më vjen në mendje është Bajrami i cili shpresoj që të qëndrojë me ne pasi sipas meje, kohët e fundit është përshtatur në një pozicion ku ka bërë mirë. Por mendoj se gjërat më të mira ai mund t’i bëjë i spostuar në krah. Ajo që më intereson mua është që të vendos lojtarët në pozicionet ku japin më shumë, është trajneri ai që duhet të përshtatet ndaj karakteristikave të tyre. I kërkova drejtorit sportiv lojtarë që mbulojnë disa pozicione dhe që në rast nevoje, mund të përshtaten edhe ata. Bajrami është i tillë’, theksoi Zaneti gjatë prezantimit.

Spostimi në krahë i Bajramit në skemat e Empolit, mund të bëjë që ai të kthehet në një futbollist ofensiv krahu, duke dalë jashtë planeve të trajnerit të Kombëtares, Edi Reja. Ky i fundit luan me mbrojtës në krahë dhe jo me lojtarë të mirëfilltë sulmi. Ndaj vendimi i trajnerit të ri të Empolit, mund të ndikojë direkt edhe në minutazhin dhe lojën e Bajramit në radhët e përfaqësueses shqiptare.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Trajneri i ri i Empolit prish planet e Kombëtares: Bajrami mund të bëjë më mirë në një pozicion tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook