VIDEO/ Aksident në Fier-Mallakastër, dy automjete përplasen kokë më kokë, raportohet për të plagosur

Fier

Aksident ne aksin Fier-Mallakastër, në fshatin Lalar. Mësohet se dy automjetet, të dyja të tipit ‘Mercedes benz’ janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa ka persona të plagosur. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur mjekë të urgjencës të spitalit fier si dhe uniformat blu.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit

VIDEO/ Aksident në Fier-Mallakastër, dy automjete përplasen kokë më kokë, raportohet për të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook