VIDEO/ Zbarkimi i shumëpritur në Torino, mbërrin edhe ylli i “ri” i Juventusit

Pol Pogba do të prezantohet shumë shpejt si futbollisti më i ri i Juventusit. Mesfushori francez, pasi i ka dhënë lamtumirën Mançester Junajtid në fund të kontratës së tij me klubin anglez, do të kthehet te torinezët ku kaloi vitet më të mira të karrierës dhe u kthye në një nga emrat më të ndjekur në futbollin botëror.

POGBA

Pogba ka gjetur prej kohësh akordin me Juventusin dhe pritet vetëm firma e tij që do të vijë brenda pak orësh, pasi gjatë pasdites futbollisti ka udhëtuar drejt Torinos. Mediat italiane kanë publikuar videot e momentit kur avioni privat i yllit të futbollit francez ka zbarkuar në aeroportin e Kazele.

Ai pritet të shkojë fillimisht në “J-Medical” për të kryer vizitat mjekësore të rastit para se të shkojë në zyrtar e klubit dhe të finalizojë marrëveshjen e tij me Juventusin.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Zbarkimi i shumëpritur në Torino, mbërrin edhe ylli i “ri” i Juventusit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook