Ish-futbollisti i madh i “Zonjës së Vjetër” plas bombën: Juventusi ka përdorur drejtuesit për të fituar!

Ish-futbollisti i Polonisë dhe i Juventusit, Zibi Boniek ka folur për të përditshmen italiane “Il Messaggero” duke dhënë një deklaratë të bujshme ku ka thënë se “Zonja e Vjetër” ka përdorur drejtuesit për të fituar:

boniek platini

Juventusi i viteve 1985-1988 – “Skuadër e bukur, fituese. Ishte një ekip i jashtëzakonshëm, plus Platini dhe unë. Të huajt në mes të një grupi italianësh dhe për këtë arsye u lidhëm spontanisht. Sot numri i të huajve mbulohet nga italianët…”

Deklaratat e mëparshme për Juventusin – “Nuk kam folur kurrë negativisht për Juventusin. Dhe jam i gatshëm të përballem me çdo fakt, më sillni çdo artikull ose regjistrim ku unë kam folur keq për ta.”

Kritikat për Juventusin – “I kam bërë shumë kritika, por edhe konstatime të sakta. Kam thënë që nuk më pëlqente që Juventusi të përdorte drejtuesit e saj për të fituar dhe e konfirmoj këtë që kam thënë. Andrea Anjeli u ndikua nga disa budallenj.”

BONIEK PANORAMA SPORT

Seria A – “Kampionati italian qëndron më konkurruesi. Kush bën mirë këtu, bën mirë në çdo vend. Diferencën e bëjnë paratë, ai klub që ka më shumë, ai fiton. Gjithçka nga ajo rifillon, nga paraja.”, përfundoi Boniek.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ish-futbollisti i madh i “Zonjës së Vjetër” plas bombën: Juventusi ka përdorur drejtuesit për të fituar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook