Tema e transferimit të mundshëm të Robert Levandovskit nga Bajerni te Barcelona vazhdon të marrë një pjesë të madhe të debatit sportiv në Mynih.
Polaku parashikohet t’u bashkohet bavarezëve në stërvitje të martën e ardhshme, por nuk përjashtohet as rebelimi i tij ndaj klubit.
Barcelona i ka ofruar 40 milionë euro Bajernit për shërbimet e polakut, por bavarezët kanë refuzuar çdo ofertë në adresë të yllit të tyre.
Përplasja mes Bajernit dhe sulmuesit të vet mund të marrë një rrjedhë tjetër, nëse polaku refuzon të dalë në stërvitje.
Ndërkaq, një nga personat më të afërt të Levandovskit, Tomek Zavislak, ka kritikuar Bajernin për mënyrën se si po e menaxhon situatën.
“Leva nuk e ka menduar kurrë të braktisë stërvitjen, – tha ai për Bild, – por ai ka marrë kërcënime pa fund për vendimin për të ndryshuar skuadër. Kam vënë re shumë urrejtje.
Përgjegjësi ka edhe Bajerni. Është e vërtetë se nuk ka asnjë lojtar më të madh se klubi, por nga ana tjetër, nuk ka asnjë klub më të madh se jeta e një personi”.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…