Nuk kalon vettingun, shkarkohet prokurori i Durrësit, Ilir Turja

Whatsapp Image 2022 11 07 At 09.53.38 (1)

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja.

Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kujtojmë se Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndërtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Arena e Lajmit

Nuk kalon vettingun, shkarkohet prokurori i Durrësit, Ilir Turja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook