Po kalon një moment të mirë, Idriz Batha tund rrjetën me fanellën e UTA Arad

Idriz Batha po kalon një moment të mirë me fanellën e ATA Arad.

idriz batha

Ish-mesfushori i Tiranës dhe i Partizanit ka shënuar gol ditën e sotme në miqësoren që skuadra rumune ka zhvilluar ndaj një ekipi tjetër rumun, si Ripensia Timishoara, ku ekipi i Erjon Hoxhallarit dhe i Idriz Bathës fitoi me rezultatin 2-1.

Goli i Bathës erdhi në barazimin e përkohshëm 1-1 në minutën e 39′.

Fitorja u vulos në minutën e 42′ me Miçuleskun, i cili përmbysi golin e ekipit Ripensa Timishoara me autor Piftor në minutën e 20′.

Kjo ishte miqësorja e katërt për UTA Arad, ku 2 i ka fituar, 1 ka barazuar dhe 1 ka humbur.

Në sezonin e kaluar 30-vjeçari është aktivizuar sezonin e kaluar në kampionat me fanellën e UTA Arad në 35 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Po kalon një moment të mirë, Idriz Batha tund rrjetën me fanellën e UTA Arad

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook