Ka zgjatur rreth një orë protesta e Partisë së Lirisë, para inceneratorit të Tiranës. Teksa turma e protestuesve, që kryesohej nga ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kreu i PL-së, iu afrua hyrjes së inceneratorit, të shumta ishin mesazhet dhe akuzat kundër qeverisë Rama.
I gjithë togëfjalëshi i folësve në protestë ishte fakti se çështja e inceneratorëve është afera më e madhe në vend. Mes shumë zërave opozitarë që folën, kryefjalë ishte fjalimi i kryetarit të PL-së, Ilir Meta. Ky i fundit e cilësoi qeverisë një bandë që udhëheqë mafian, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër Ramës.
Në mbyllje të fjalimit të tij, teksa lëshoi thirrjen ‘Shporru Rama’, paralajmëroi se do të ketë të tjera protesta kudo ku ka skena të tilla krimi.