“Shqipëria parajsë e mafies”, Meta thirrje administratës: Mos u përdorini nga Rama! Me protesta do vendosim demokracinë, do shkojmë në çdo skenë krimi!

Whatsapp Image 2022 09 13 At 19.37.14

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta para inceneratorit të Tiranës, i bëri thirrje administratës që mos të përdoret nga kryeministri Edi Rama.

“Duhet të bliheshin me lekët e inceneratorëve votat e shqiptarëve, ndaj edhe nuk u mor asnjë veprim. Kjo qeveri ilegjitime ka vetëm një qëllim të vjedhë dhe të shtypë populli. Ka vetëm një mision shndërrimin e Shqipërisë në parajsë për mafien dhe ferr për qytetarët. Ndaj jemi sot këtu dhe do të vijmë përsëri, dhe do të shkojmë në çdo skenë krimi për t’u bërë të qartë të gjithëve se nuk do të shpëtojnë. Drejtësia është e popullit.

T’u bëjmë të qartë se këto firma tashmë janë pronë e të gjithëve dhe askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar. Jemi këtu për t’u bërë thirrje punonjësve të administratës, mos u përdorini nga Rama dhe mos u bëni bedel për interesat  e ti.

Zbatoni ligjin, ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më çfarë humbet. Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje, për qytetarinë tuaj dhe jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë. Në një vend ku institucionet kanë rënë për shkak të iligjitimitetit e vetmja mënyrë për të vendosur demokraci është ngritja e popullit”, tha Meta.

“Shqipëria parajsë e mafies”, Meta thirrje administratës: Mos u përdorini nga Rama! Me protesta do vendosim demokracinë, do shkojmë në çdo skenë krimi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook