Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”.
Policia bën me dije se shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë ai dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.