Kokaina në portin e Durrësit/ “X shumezim per 17 kg”, gazetari Artan Hoxha: Ja si gjehet sasia e vërtetë e ‘mallit’ të ardhur

313387333 5509120175792272 7657708879949191908 N

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në llograinë e tij në Facebook ka reaguar lidhur me kapjen e 33.5 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit pak ditë më parë.

Hoxha ka shkruar se sa herë që të dalin arka mangët, atëherë llogaria duhet bërë si vijon, “Arka të munguara X 17 kilogram” për të nxjerrë sasinë e kokainës që është futur në vend pa u kapur nga policia.

Sipas tij, në çdo rast, deri më tani është konfirmuar se sasia e kokainës që gjendet në arkat e bananeve është 17 kilogram për arkë.

Postimi i plotë:

Erdhi malli i mire, erdhi…

PRODUKT OF EKUADOR…

Qe te jemi korrekt, sa here ngarkesa me kokaine eshte brenda ne arkat me banane, pesha eshte standart…

Pesha totale e arkes 21 kg.

Pesha e “mallit” mes bananeve 17 kg.

Pesha e bananeve qe mbulojne “mallin” 2 kg.

Pesha e arkes prej kartoni 2 kg.

Pesha e bananeve qe duhet te jete ne arke 19 kg.

Gjate dy viteve te fundit, ne te gjitha rastet kur “malli” ka qene brenda arkave me banane, pesha e kokaines ka qene preçize, 17 kg per çdo arke.

Prandaj nese policia thote, se ne portin e Durresit mungojne ose jane vjedhur X arka me banane, nga konteineret e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vertete e “mallit” te ardhur eshte:

X shumezim per 17 kg…

“Furnitoret” ne Ekuador, jane serioze, nuk çedojne ne pune te tilla.

Kokaina në portin e Durrësit/ “X shumezim per 17 kg”, gazetari Artan Hoxha: Ja si gjehet sasia e vërtetë e ‘mallit’ të ardhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook