Skuadra e Egnatias ka vazhduar përforcimet gjatë merkatos së verës teksa po bën një ekip i cili pritet që të ketë më pak vështirësi për të siguruar mbijetesën në elitë, teksa sheh për të ngushtuar diferencën me ekipet që ka më lart. Në Rrogozhinë shohin një projekt afatgjatë dhe për këtë arsye, kanë arritur të nënshkruajnë me një futbollist i cili është ndjekur nga klubet kryesore në Shqipëri.
Ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport”, rrogozhinasve u është bashkuar sulmuesi i Shpresave, Redon Mihana. Futbollisti i cili spikati me Apoloninë, ndërsa së fundmi luajti edhe me Dinamon në Superiore, ka nënshkruar me Egnatian për katër vitet e ardhshme.
Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen në faqen zyrtare, duke i hapur rrugë kështu aktivizimit të Mihanës me skuadrën ku ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova për përgatitjet e sezonit të ri.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…