Legalizimi i ndërtimeve pa leje, Zheji: Lojë në kufijtë e kriminales, sondazhet tregojnë se qeveria e Ramës është…

Ndertim Pa Leje

Analisti Artur Zheji mendon se VKM e qeverisë për të legalizuar ndërtimet pa leje është në fakt një strategji e kryeministrit për të vjelë shuma lekësh që mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij sondazhet e nxjerrin qeverinë në nivele pëlqyeshmërie nën 50% dhe prandaj Rama ka nisur fushatën elektorale për t’u dukur në publik si njeriu që po ua merr pasuritë të pasurve dhe po ua jep të varfërve.

Është shoë i Ramës aksioni për ndërtimet pa leje?

Është një lojë në kufijtë e kriminales. Kullat nuk janë kërpudha te baçja e komshiut, por janë disa monstra në qendër të qytetit. Syri i Tiranës është një gjë shumëkatëshe që rritet përditë dhe gjithmonë kanë ecur përpara me shpresën se do legalizohen në një moment. Askush nuk mund të bëjë alibinë që nuk i panë. Doja që Rama të mbante fjalën dhe të thoshtë që katet pa leje do ti kalojnë popullit. Kam frikë se mos është një nisjë për të vjelur para dhe me këtë gjobëvënie të mund të krijojë një depozitë financiare për zgjedhjet e ardhshme. Ka sondazhe që thonë se ka pakënaqësi mbi 50%, qeveria aktuale është në minorancë për pëlqueshmërinë e njerëzve.

Mendoj se Rama po përpilon një strategji të re, një Robin Hood që do tua marrë të pasurve dhe do tua japë të varfërve. Mirë e ka si strategji. Detyra e opozitës është që ta çmontojë këtë strategji. Rama ka hyrë në fushatë, ky është fillimi i fushatës. Merita e Ramës është e fillon fushatën para të gjithëve. Edhe Meta e filloi dje. Rama po kolaudon strategjinë për tu dukur si njeriu i popullit.

Ai nuk i përgjigjet akuzave, bën komunikime vetëm mes aktiviteteve…

Ka pasur periudha që Rama na ka lodhur me konferencat e shtypit. Ka një zakon që kur flet, flet pafundësisht. Bën fjalime 1 orëshe. Inflacionin e fjalës që ia kemi denoncuar, tani e ka me kursim.

Me çfarë kreditesh futen secili në këtë fushatë?

Tani nuk kemi qartësi nëse aleanca mes Partisë së Lirisë dhe PD-së është 100% solide. Përfaqësimi i PD dje në protestën e Metës ishte në nivel mesatar. Partia e Lirisë është një parti e qendrës së majtë dhe afrimi i PD-së si qendër e djathtë largon të majtët. Në diversitetin e tyre duhet të krijojnë koherencë. Në 25 Prill diversiteti mes LSI dhe PD solli në moskoordinim të këtyre forcave politike dhe ky ishte shkaktari i humbjes. Nëse do kishte koordinim, Basha do ishte kryeministër dhe Kryemadhi zv.kryeministre. Për hir të fitores së zgjedhjeve PD dhe PL duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me 27 deputetët e tjerë të PD-së që kanë kryetar grupi Alibeajn. Janë ata deputetë që mund të marrin më shumë vota centriste për PD-në. Berisha mbledh votat klasike në PD, votat 30 vjeçare.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje, Zheji: Lojë në kufijtë e kriminales, sondazhet tregojnë se qeveria e Ramës është…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook