Një nga kënaqësitë e pakta për Dinamon, shikoni rekordin që arriti “Nëndetësja” sezonin që lamë pas

Mes kënaqësive të pakta, ose të vetme, që Dinamo mori sezonin e fundit, i mbyllur me rënien në Kategorinë e Parë, ishte aktivizimi dhe promovimi i disa lojtarëve të rinj, me në krye portierin e talentuar Simon Simoni.

dinamo

 

Lezhjani spikati me 18 ndeshje aktivizim te blutë (kampionat dhe kupë), fitoi një vend te Shpresat dhe së fundi edhe në Kombëtare.

Përveç tij, janë edhe 6 lojtarë të rinj të tjerë që luajtën disa ndeshje dhe që në të ardhmen e afërt pritet të jenë protagonistë me Dinamon.

Për Alesio Mijën nuk ka më dyshime. Mbrojtësi mori besimin e Vanolit dhe më pas nuk lëvizi më nga formacioni. Në total luajti 13 ndeshje. Mbrojtësi është plotësisht gati për të marrë më shumë përgjegjësi.

Pastaj me radhë vijnë mesfushorët Devid Fejzulla, i cili shënoi edhe 1 gol (ndaj Laçit), Oresti Kasmollari dhe Redon Laho. Listës i shtohen mesfushori-sulmues Arb Shala dhe sulmuesi Françesko Daija, që në gjysmën e dytë të sezonit u huazua te Burreli.

Janë të gjithë lojtarë nga 17 deri në 21 vjeç, një investim i sigurt për klubin, që në fokusin e vet ka pikërisht evidentimin dhe rritjen e të rinjve.

Ja të dhënat e të rinjve të aktivizuar sezonin e fundit me Dinamon: Simon Simoni 18 ndeshje; Alesio Mija 13 ndeshje; Devid Fejzulla 6 ndeshje; Oresti Kasmollari 2 ndeshje; Arb Shala 2 ndeshje; Françesko Daija 4 ndeshje; Redon Laho 2 ndeshje.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Një nga kënaqësitë e pakta për Dinamon, shikoni rekordin që arriti “Nëndetësja” sezonin që lamë pas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook