TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se paratë që po vidhen me inceneratorët po djegin të ardhmen e fëmijëve.
Meta publikon foton e një vogëlusheje në protestën e djeshme, teksa mban në duar një pankartë, sipas tij mesazhi më domethënës i protestës.
“Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare!
Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve.
Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim. 🇦🇱”, shkruan Meta.