Jasin Adli është blerja e re e Milanit. Trekuartisti francez është prezantuar ditën e sotme nga kuqezinjtë teksa ka folur për kanalin zyrtar të klubit ku ka deklaruar se një ekip si Milani nuk mund të refuzohej dot:
Karriera te Bordo – “Është një nder i madh të luash në një nga klubet më të mira në botë, më të mirët në Itali. Sigurisht që sezoni i kaluar me Bordonë ishte i komplikuar, tre vitet e fundit kanë qenë të vështira duke pasur parasysh që kam ardhur në kohë të vështira për klubin. Por kjo më ka ndihmuar të rritem si njeri.”
Milani – “Kur të thërret një klub si Milani, nuk ka rëndësi se cilët lojtarë janë atje, dëshiron të luash në atë klub. Megjithatë, është një avantazh i madh të kesh lojtarë francezë ose ata që flasin gjuhën time. Milani është më i madh se çdo gjë dhe gjithçka që doja ishte të arrija te ky klub i madh.”
Balo-Ture dhe Menjo – “Kam qenë në akademinë e PSG-së me Balo-Ture dhe Menjo. Majk është pak më i madh se unë, kështu që e kam parë të luajë për një kohë të gjatë. Me Balo-Turenë njihemi pak, por këtu mund të njihemi edhe më mirë. Është një mënyrë e shkëlqyer për të luajtur me djem të tjerë parizien.”
Champions-i – “Të luash në Champions është ëndrra ime që në fëmijëri. Kur nis karriera jote profesioniste, të gjitha ëndrrat janë që të luash në Champions.”
Sezoni i kaluar i Milanit – “Sezonin e kaluar i kam parë të gjitha ndeshjet e Milanit. Shumë lojtarë janë rritur si Leao, Teo Hernandez, por unë mendoj se forca e ekipit ishte puna në grup. Kjo është ajo që bëri diferencën sezonin e kaluar. Me Kalulunë kam luajtur me të rinjtë e Francës.”, përfundoi 21-vjeçari.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…