“PD pazar në të kaluarën me Ramën për të shtuar 4 bashki”, Berisha: E papërgjegjshme, jemi kundër

Sali Berisha3323

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se PD ka bërë pazar në të kaluarën me Ramën për të shtuar 4 bashki. Ai tha se reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptar.

Sipas tij, në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do shtonte 4 bashki.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në aksesin ndaj shërbimeve, një ndarje territoriale e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga kongresi i autoriteteve rajonale, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë”.

“Kjo reformë është një dështim i madh sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë, rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendore. Nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, punonjësit që paguhen janë mbi 50% më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër veçse reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do shtonte 4 bashki. Ky ishte një pazar i papërgjegjshëm, jashtë të gjitha kritereve. Si zakonisht ky ishte një Pazar sa për të kaluar radhën se dje PS deklaroi se nuk kemi asnjë detyrim dhe nuk do respektojmë asgjë”, tha Berisha.

“PD pazar në të kaluarën me Ramën për të shtuar 4 bashki”, Berisha: E papërgjegjshme, jemi kundër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook