Shok i ngushtë i Di Marias/ Juventusi përgatit goditjen e radhës në merkato, futbollisti i PSG-së “flirton” me bardhezinjtë

Pasi kanë bërë dy afrimet e para me parametër zero, te Juventusi duket se janë gati që të nisin të shpenzojnë edhe paratë e para. Madje, ndoshta nuk do të ketë nevojë për të futur dorën në xhep, nëse kompletohet shpejt shitja e bujshme e Matajs de Ligtit te Bajerni i Mynihut, për një shifër prej 90-100 milionë eurosh.

FBL-FRA-LIGUE1-PSG-NICE

Objektivat e Juves janë të shumtë, por lidhur me mesfushën, dy emrat kryesorë janë ai Zhorzhinjo së Çelsit dhe Leandro Paredes së PSG-së. Ky i fundit është njëkohësisht miku më i ngushtë i Angel di Marias dhe, pa dyshim, që një ribashkim i tyre pas eksperiencës në Paris, do të ishte diçka e bukur sidomos për të ardhurin e ri në Torino.

Dhe ndoshta kështu do të ndodhë me të vërtetë, duke qenë se në mënyrë surprizë, 28-vjeçari Paredes ka nisur të ndjekë Juventusin dhe Pol Pogbanë, ndonëse disa bardhezinj të tjerë si Dibala, Ken e Morata i ndiqte prej kohësh. Amerikano-jugori është tipi i lojtarit të fortë, por edhe me këmbë të arta që luan përpara mbrojtjes.

da48567893b3ae441ed6515f8073eb97

Të jemi të qartë, nuk po flasim për një futbollist me cilësitë e “Maestros” Andrea Pirlo, por një lojtar që di të shpërndajë lojën, por në të njëjtën kohë, të rikuperojë mjaftueshëm topa, diçka që Manuel Lokateli nuk mund ta bëjë, por as Pol Pogba.

Për Paredesin, PSG-ja nuk është se do të kërkonte më shumë se 20 milionë euro, duke qenë se klani argjentinas në radhët e kampionëve të Francës është bërë “non grata” pas ardhjes së drejtorit të ri, Luis Kampos, ndaj te transalpinët do të ishin të lumtur që ta përshëndesnin drejt Juventusit apo çdolloj nformacioni tjetër.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Shok i ngushtë i Di Marias/ Juventusi përgatit goditjen e radhës në merkato, futbollisti i PSG-së “flirton” me bardhezinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook