Donat Rrudhani është duke kaluar një moment të artë në karrierën e tij. 23-vjeçari shkëlqeu me skuadrën e Araut në ligën e dytë, teksa në fund të sezonit, bëri një hap të madh në karrierë, duke u transferuar te skuadra prestigjioze e Jang Bojs.
Si të mos mjaftonte kjo, mesfushori mori një ftesë edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, duke fituar menjëherë vendin e titullarit te “Dardanët”.
Së fundmi Rrudhani ka rrëmbyer skenën edhe te Jang Bojs. Shqiptari i Kosovës, realizoi një gol nga goditja e dënimit në minutën e 34-t, në miqësore ndaj Shafhauzen. Me këto ritme, e ardhmja e Donatit pritet të jetë spektakolare.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…