Publicisti dhe analisti Redi Shehu në emisionin ‘Open’ në News 24 tha se çështja e financimit të fushatës së PD në vitin 2017 me paratë ruse ka diçka pas sepse ngjarja po qarkullon edhe pse çështja në gjykatë është mbyllur.
Ai tha se detajet do dalin në dritë.
“Dosja nuk përcakton qartazi kush, çfarë dhe si. Që ka një ngjarje dhe një dosje, është e sigurt. Detajet e tjera do dalin më vonë. PD nuk e ndante nga kjo çështje kryetarin nga partia. Në këtë rast nuk e shoh të arsyeshme të ndahet. Nëse PD e ka bërë këtë aksion mendoj se është bërë në kolegjialitet në kupolën drejtuese. Kur një ngjarje qarkullon edhe pas mbylljes së çështjes në gjykatë do të thotë se ka diçka.”, tha ai.
Arena e Lajmit