Vllaznia arrin një tjetër fitore dhe madje me rezultat të pastër në miqësoren e dytë që luajti në Austri, përballë ekipit të Lafnitz, me rezultatin 2-0
Liridon Latifi nuk u aktivizua as në miqësoren e dytë në Austri.
Trajner Mirel Josa nuk ka preferuar që të aktivizojë për asnjë minutë sulmuesin anësor, i cili mësohet se ende nuk ka arritur që të jetë në formën e duhur.
Latifi po stërvitet me ekipin, por mungesa e tij për disa javë për arsye shëndetësore, ka bërë që Josa të mos e aktivizojë.
Stafi ka menduar që Latifit t’i japë kohën e duhur për t’u rikuperuar dhe për të qenë totalisht i gatshëm për rumunët më 21 korrik.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…